Si në filma/ Dy vajzat futin në kurth të riun dhe e rrëmbejnë, e kontaktuan në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 24-vjeçar është rrëmbyer  në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj.

Mediat në Kosvë raportojnë se djali është rrëmbyer nga dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç, të cilët duket se kishin përgatitur në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i ngjashëm me një skenar filmi.

I riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMË, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë.

Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vajzat dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV