Vdekja e tre vajzave në Patras, copa me gjak e gjetur pranë foshnjës 6-muajshe tregon vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i fillit që mund të zbulojë mënyrën sesi kanë ndërruar jetë dy fëmijët në Patras duket të jetë zbuluar te rasti i Irisit. Autoritetet në Greqi janë duke përdorur atë që quhet metoda e kombinuar për të zbuluar se cilat ishin shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e tre vajzave të Roula Pispirigou-t.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, rasti i Irisit, foshnja gjashtëmuajshe që humbi jetën më 21 mars 2021 në apartamentin e familjes Daskalaki, është konsideruar si vendimtar në zbardhjen e të tre vdekjeve.

Ekzaminuesit mjekësorë Nikos Karakoukis dhe Nikos Kalogrias do të përpiqen të rikrijojnë skenën e minutave të fundit të jetës së foshnjës. Ata tashmë e dinë se pranë saj është gjetur një leckë me gjurmë gjaku dhe pështymë. Vajza në gojë ka pasur plagë të vogla ndërsa vdekja është shkaktuar nga edema pulmonare.

Skenari që një dorë i futi leckën në gojë Irisit dhe e shtyu për t’i marrë frymën duke i lënduar kështu muret e gojës së foshnjës me thonj dhe copa e përmbytur nga lëngje shkaktoi edemën pulmonare është diçka gjithnjë e më e besueshme.

Këtë e mbështesin informacioni që thotë se mjekja Angeliki Tsiola, e cila ka kryer autopsinë, është shprehur se të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një rast mbytjeje. Nëse kjo mundësi konfirmohet përfundimisht, do të kërkohet nga analistët e vrasjeve të zbulojnë se kush ishte personi që i kreu vrasjen.

Një proces aspak i lehtë, pasi nuk ka dëshmitarë, nuk ka motive të dukshme, ndërkohë që nuk është zbardhur koha e saktë e vdekjes së foshnjës.

Të fundit

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Lajme të tjera

Web TV