Identifikohen vajzat që mashtruan dhe rrëmbyen 24-vjeçarin në Kosovë/ Si i ‘tradhtoi’ 22-vjeçari shokët e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë identifikuar dhe ndaluar autorët e rrëmbimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, Kosovë. Një 24-vjeçar u rrëmbye nga 4 persona, dy vajza dhe dy djem të cilët e futën në kurth dhe më pas e mbajtën peng.

Sipas mediave kosovare, personat e dyshuar janë Lion Gashi, 22 vjeç, Albin Hoxha 21 vjeç, Bleona Beqiri, 22-vjeç dhe Sara Dobratiçi, 19-vjeç. 22-vjeçari Gashi ka qenë i pari që është vetëdorzuar në polici, teksa ka treguar dhe emrat e bashkëpunëtorëve të vet.

24-vjeçari u kontaktua fillimisht nga dy vajzat përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan me të. Ndërkohë, djemtë prisnin me makinë dhe e qëlluan me thikë të riun përpara se ta fusnin në bagazhin e makinës së tyre.

Nuk dihet ende se përse i riu u rrëmbye, por arrestimi i autorëve pritet të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes që ngjan me një skenar filmi.

Të fundit

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV