E fundit/ Dënohet me 7 vite burg ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vite burg në mungesë, për përvetësimin e 1.3 milionë eurove nga partia e tij.

Bëhet fjalë për rastin e quajtur “Parcela mbi ujë”, ku Gruevski përvetësoi plot 1.3 milionë euro donacione për partinë që ai drejtonte, “VMRO DPMNE”, dhe i përdori për të blerë pasuri të patundshme në Shkup dhe Krushevë, në emër të personave të tjerë.

Në vitin 2018 Gruevski u arratis në Hungari për t’i shpëtuar dënimit. Atij iu dha menjëherë azil politik.

Gjatë gjykimit u zbulua se ai e kishte këmbyer një prej tokave me tre apartamente luksoze në kompleksin “Panorama” në Vodno si dhe u zbuluan dy apartamente të tjera, një sipërfaqe toke tjetër në Vodno dhe dy parcela në Krushevë.

Për këto pasuri ishte angazhuar për t’i rishitur Jordan Kamçevin, i cili u dënua me një vit burg.

Të fundit

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

“Fitorja ka një sekret!”/ Berisha: 11 maji, dita e funeralit politik të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në Syri Tv ka folur per zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se një nga...

Refuzohen 5 mijë vota të diasporës, KQZ për numërimin e votave: Jemi brenda planifikimeve

Votat e diasporës, ato me kusht si dhe të atyre me nevoja të veçanta ende nuk kanë nisur të numërohen. Kjo po ndodh për...

“Edhe 27 mandate PD i ka shumë”, Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur dhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa tha se rezultati i...

Lajme të tjera

Web TV