Lufta me Ukrainën/ Vuçiç: Ju mund të bëni presion, por nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për Financial Times më 21 prill, ai tha se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ka bisedime për zgjedhje të anëve. Jo, ne e kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan ne [më 1999] dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiq.

Takimi midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis. Beograd, 19 prill 2022.

Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë nisën pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Bisedimet u mbajtën në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars të vitit 1999.

Bombardimet nisën për të parandaluar eksodin e popullsisë shqiptare në Kosovë, të cilët u përballën me terrorin e ushtrisë dhe forcave policore serbe. Shumica e anëtarëve të policisë dhe ushtrisë, por edhe udhëheqja shtetërore, përfshirë Sllobodan Millosheviçin që ishte president, më vonë u gjykuan në Hagë.

Vuçiç tha për Financial Times se Serbia do të vendosë sanksione ndaj kujtdo sepse udhëheqja e shtetit nuk beson se sanksionet do të ndryshonin diçka.

“Ju mund t’i bëni presion dhe ta detyronin Serbinë, por ky është mendimi ynë”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë një konference për media më 21 prill, Vuçiç po ashtu e pranoi se Serbia po përballet me probleme dhe po paguan “çmim shumë të lartë”, pasi është shteti i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur masa kufizuese ndaj Rusisë.

Lexo edhe :  Qetësi e brishtë në Ballkan

Ai iu referua një draft-rezolute të Parlamentit Evropian, që u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, por edhe më herët ka thënë se nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Serbia që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Gjatë një vizite të tre senatorëve amerikanë në Beograd më 19 prill, Uashingtoni përsëriti thirrjet që Serbia të harmonizonte politikat e saj me të BE-së dhe të vendoste sanksione ndaj Rusisë./REL

Të fundit

I dënuar në Itali për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari

Një 45- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi është i dënuar në Itali për kanosje dhe për...

Zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

Sot në Lezhë u festua 581 vjetori i Kuvendit të Lezhës, që është  mbajtur me 2 Mars 1444 nga Gjergj Kastrioti. Në përkujtim të kësaj...

Ndahet nga jeta Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë të Elbasanit

Komuniteti i sportit elbasanas në zi .Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ,Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë dhe më...

Live/ Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin,mbahet konferenca

Në Berlin po mbahet konefrenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit 2025. Shqipëria këtë vit është zgjedhur vendi i nderit, ndërsa i...

Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave në Gaza, Shtetet arabe dhe OKB-ja dënojnë veprimin

Disa shtete arabe dhe OKB kanë dënuar Izraelin për bllokimin e hyrjes së të gjithë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Egjipti dhe Katari deklaruan...

Lajme të tjera

Web TV