E tmerrshme në Itali/ Kush është avokati shqiptar që u gjet me fytin e prerë, babai i dy fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Italisë, ku një 49-vjeçar nga Shqipëria është gjetur pa jetë, me fyt të prerë.

Aineo Redo, 49-vjeç me profesion avokat dhe pa precedentë të mëparshëm penal, është gjetur nga një kalimtar i rastit i cili ka njoftuar më pas policinë. Ai u gjet me fyt të prerë dhe një thikë në dorë. Viktima ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Mediat italiane raportojnë se ai kishte shkuar në Itali nga Shqipëria shumë vite më parë, dhe ishte diplomuar atje për drejtësi dhe punonte si ortak në një studio të rëndësishme ligjore, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg galerisë BNL.

I pasionuar pas sportit, ai luante në ekipin e avokatëve të Reggio-s. Sipas hetuesve të cilët po shohin pamjet e kamerave të sigurisë, Redo kishte mbërritur në zyrë me biçikletë dhe më pas ishte larguar në këmbë. Në errësirën e tunelit, në Reggio Emilia, ai dyshohet se ka vrarë veten me thikën që iu gjet ende në dorën e shtrënguar grusht.

Por vetëm raporti mjekoligjor dhe këqyrja e kamerave të sigurisë në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja mund të hedhin dritë mbi këtë dyshim.

Të fundit

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia...

“Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat...

Vllaznia-Egnatia, policia shoqëron një tifoz, kishte çantën me fishekzjarre

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

Belinda Balluku: Mandati i 12 në Fier ishte surprizë, PD nuk i njeh zgjedhjet

Drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, foli ekskluzivisht në A2 CNN për procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme...

Lajme të tjera

Web TV