“Orange Bike Week”, Veliaj: Duhet të ulim përdorimin e makinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ‘Javën Hollandeze’, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Holandës organizuan “Orange Bike Week”, një aktivitet për promovimin e biçikletave në qytet, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve ulin përdorimin e makinës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshimi vjen ngadalë, por shtimi në masë i korsive të biçikletave në Tiranë, ku sot numërohen 52 km, dhe organizimi i ditëve pa makina çdo të dielë, janë një lajm i shkëlqyer për të gjithë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Holandës në Tiranës, Reinout Vos.

“Tirana po rritet me ritme të shpejta dhe ne duhet të marrim një vendim: Ose do e bëjmë qytetin parkingun më të madh në botë, me 200 mijë makina, ose do gjejmë mënyra alternative për të lëvizur. Në 4 korsitë e biçikletave më kryesore të Tiranës, në një ditë kanë lëvizur 18 mijë çiklistë. Pyetja është kjo: Është më mirë që këta 18 mijë vetë të ishin me biçikletë në rrugë, apo me makinë? Nëse do ishin me makinë, sot do të kishte më shumë trafik”, tha Veliaj.

Për sa i përket atyre që thonë se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave, kryebashkiaku iu përgjigj: “Është legjendë urbane të thuash se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave. Jo vetëm që rruga nuk është ngushtuar, por përkundrazi, çiklisti është aleati më i madh edhe për shoferët sepse po të kishte zgjedhur të lëvizte me makinë, edhe ai do të shtonte trafikun e qytetit”.

Në fund, kreu i Bashkisë i ftoi të gjithë që t’i sugjerojnë miqve të tyre përdorimin e biçikletës, ndërsa vuri në dukje se para 7 vitesh nuk kishte asnjë korsi biçikletash në Tiranë, ndërsa sot ka 52 km dhe që do të shtohen akoma më shumë.

Lexo edhe :  "Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit", Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

“Secili prej jush, – iu drejtua ai të rinjve përdorues të biçikletës – duhet të japë një shembull. Media më e mirë nuk është as televizori, as radio, as Facebook, as Instagrami, as TikTok; media më e mirë është një çun ose një gocë që i thotë një çuni ose një goce tjetër, se duhet të pedalosh. Për të gjithë ata që thonë ‘nuk bëhet’, ju them se para 7 vitesh nuk kishim asnjë metër korsi, sot kemi 52km korsi biçikletash, por mund të shkojmë edhe më shumë”, përdundoi Veliaj.

Të fundit

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

“Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Nga Kliton Nesturi Me gjithë zhvillimet dhe ngarendejet e temave, stileve dhe formave që ka marrë gjatë këtij shekulli letërsia dhe publicistika, satira vazhdon të...

Lajme të tjera

Web TV