“Duhet të vrasim Macronin”/ Çmendet i riu francez, godet 20 herë me thikë priftin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar në zgjedhjet presidenciale që janë duke u zhvilluar, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Një person ka sulmuar me thikë një prift dhe një murgeshë, ndërkohë që bërtiste: Duhet të vrasim Macronin.

Prifti, i quajtur At Christophe, u godit 20 herë me thikë, ndërsa një murgeshë e moshuar gjithashtu mësohet se është goditur me thikë në dorë ndërsa përpiqej të mbronte priftin në kishën Saint-Pierre-d’Arène në Nice.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se jeta e priftit nuk ishte në rrezik, pavarësisht raporteve se ai është në një gjendje kritike. Ai shtoi se autori 31 vjeçar tashmë është vënë nën pranga, raportojnë mediat britanike.

Kryetari i bashkisë së Nice, Christian Estrosi zbuloi se sulmuesi ka qenë subjekt i monitorimit psikiatrik.

Ai ka qëndruar në disa raste në spitalin Sainte-Anne për pacientët me sëmundje mendore.

Të fundit

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Lajme të tjera

Web TV