Plagosi priftin dhe murgeshën në Francë, para sulmit bërtiti: Duhet të vrasim Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë sulmoi me thikë  një prift dhe një murgeshë në një Kishë në qytetin e Nicës në Francë, thanë zyrtarët sot.

Por sipas mediave të huaja, para se të godiste priftin dhe murgeshën, ai bërtiti “duhet të vrasim Macron.”

Prifti Krzysztof Rudzinski, u godit 20 herë me një thikë 7 centimetra, përpara se murgesha Marie-Claude, 72 vjeç të pritej në dorë, teka përpiqej t’i merrte thikën sulmuesit.

Policia arrestoi një 31-vjeçar francez nga Fréjus, Franca juglindore, pas sulmit në orën 10 të mëngjesit në Kishën  Saint Pierre d’Arène, Nice.

Kryetari i bashkisë së Nices, Christian Estrosi, postoi një foto nga brenda Kishës dhe tha se sulmuesi ishte një francez i ‘jo i qëndrueshëm mendërisht”,  dhe mendohet se e kishte planifikuar sulmin prej “disa ditësh.”

Franca zhvilloi sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Një fitore e Macron në këtë votim do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV