Giannis Skaftouros, biznesmeni 55-vjeçar grek, u vra ditën e sotme në një atentat mafioz në sy të familjes dhe miqve të tij.
I njohur si “bosi i krimit” në Greqi, 55-vjeçari u qëllua teksa po festonte Pashkën me familjen, ndërsa e plagosur mbeti dhe vajza e tij 22-vjeçare.
Skaftouros ishte një emër i njohur për autoritetet pasi kishte qenë i dënuar për disa vepra të ndryshme penale ndërsa kishte lënë qelinë dy vite më parë. Giannis kishte dy vajza, njëra prej të cilave mbeti e plagosur sot. Motra e saj ka bërë një reagim duke thënë: “Ne jemi mirë. Gjithçka keni mësuar është e vërtetë, mos na shqetësoni”, u shpreh ajo.
Deri më tani është gjetur një nga motoçikletat që është përdorur nga autorët për kryerjen e krimit, pasi ajo shfaqi defekt gjatë arratisjes.
Sipas raportimeve, autorët u larguan me dy motoçikleta pasi lanë biznesmenin të vdekur në vend. Dy prej tyre u detyruan ta braktisin mjetin e tyre në kryqëzimin Hassia-Stefani dhe tentuan të largoheshin me një makinë, por pa sukses. Sipas policisë ata u morën me automjet nga bashkëpunëtorët e tyre ose u futën në pyll për të humbur gjurmët nga policia.