Sa Turp ky Emocion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Turpi, emocioni që të ha shpirtin, shkruante Karl Jung disa dekada më parë, duke nënvizuar: “turpi ushqehet me vetveten duke mbijetuar në skutat më të errëta të mendjes së pasigurt të dikujt, të dikujt që urren veten e që dyshon tek vetja e tij”.
Turpi ka nevojë për frikë dhe negativitet për të mbijetuar “ shprehej psikologu zvicerian.
Të shkruash për të nuk është e lehtë… Dhjetra kujtime dërrmuese emocionale aktivizohen e mendoj se dhe për ju që po i lexoni këto rrjeshta nuk ju bën të ndiheni mirë teksa kujtoni momentet kur keni përvojuar Turp në momente të caktuara të jetës tuaj.
Turpi, ashtu si depresioni, është zemërimi i kthyer nga brenda e puna e një psikologu konsiston në gjetjen e rrugëve për ta neutralizuar ose për të jashtëzuar atë zemërim që përjetohet.
Në rastin e fëmijëve, kur u bërtitet në prezencë të të tjerëve (ambjente publike apo ne klasë), ata menjëherë mendojnë “Unë jam një person i keq” e nuk ndërveprojnë pasi ata nuk e kanë ende sofistikimin psikologjik për të sfiduar mesazhet e turpshme.
Por ne si të rritur mund ta bëjmë.
Nga vijnë mesazhet turpëruese “Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë”, “Unë jam budalla” ose “Unë jam i pavlerë”?
Ka gjithmonë kujtime specifike që mund t’i identifikojmë. Si u ndjetë në atë kohë? Si ndiheni tani duke menduar për të?
Problemi me turpin është se është traumatizues, prandaj trishtimi, lëndimi, zemërimi si dhe ndjenjat e tjera ndërpriten e gjatë rikujtimit të momenteve turpëruese që kemi përjetuar shkohet menjëherë në modalitetin e mbijetesës.
Por, të kujtuarit lejon të keni ndjenjat që nuk i kishit atëherë, gjë që ju ndihmon të shëroni plagët e vjetra dhe të hiqni dorë nga mendimet negative.
Poshtërimeve verbale ne mësojmë gjatë jetës tu kthehemi duke ridrejtuar zemërimin aty ku i takon. Nuk është e gabuar të zemërohesh me njerëzit dhe situatat që ju bëjnë të ndiheni keq apo që ju bëjnë të gjykoni veten në mënyrë të padrejtë. E rëndësishme është gjetja e formave të përshtashme për të jashtëzuar sulmin.
Duket e thjeshtë teorikisht por praktikisht, në shumicën e rasteve, është më e komplikuar e shumica e rasteve përfundojnë me poshtërime. Pse ndodh kjo? Sepse të gjendur nën pushtetin e emocioneve negative që na dominojnë në ato momente, nuk arrijmë të arsyetojmë qartësisht… njësoj sikur një tymnajë mjegullon e krijohet vështirësi për t’i parë gjërat ashtu siç janë.
Turpi prek vetvlerësimin e individit deri në mendime vetvrasëse, i cili kur ushqehet me mendime intrusive përsëritëse të bazuara në logjikë apo në imagjinatë, bëhet për disa individë të brishtë emocionalisht një peshë që i rëndon deri në fundosje duke u izoluar apo shmangur socialisht, ndërsa për disa individë të tjerë ( kryesisht të gjinisë mashkullore) turpi gjeneron sjellje agresive të skajshme e të pakontrolluara të quajtura sjellje antisociale.
Studjuesit bëjnë një dallim mes Turpit dhe Fajit duke theksuar se turpi ka të bëjë me “vetveten” ndërsa “faji ka të bëjë me gjërat në botën reale – akte ose dështime për të vepruar, ngjarje për të cilat dikush mban përgjegjësi” (Lewis, 1971).
Turpi është i lidhur ngushtë me shoqërinë e lidhet me vlerësimin dhe kuptimin e standardeve kulturore të cilat personi përpiqet t’i përmbahet. Kjo ndjenjë lind kur individi devijon nga norma shoqërore, duke perceptuar atë ndjenjë dështimi tipike për këtë emocion. Rrjedhimisht turpi lind nga vlerësimi i papërshtatshmërisë së dikujt: individi vë në pikëpyetje vetveten, që do të thotë se ka shumë pak mundësi për të korrigjuar atë që konsiderohet gabim.
Në situata turpi, reagimet janë nga më të ndryshmet në varësi të individit dhe kulturës së origjinës nga rrjedhin rregullat e normat e caktuara – largon shikimin, fytyra skuqet, dikush largohet e do të fshihet, të bëhet i/e padukshëm, duke u izoluar, duke u zemëruar.
Disa njerëz përballë turpit priren të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur ose ndihen në siklet, disa të tjerë përballen me situatën duke i dhënë mbështetje personit në vështirësi, duke i qetësuar, ndërsa disa reagojnë me tallje ose të qeshura.
Reagimet ndaj turpit konfirmojnë për individin që i përvojon se ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë standarde të caktuara të performancës, apo edhe norma dhe vlera, të konsideruara të domosdoshme për të pasur një konsideratë të mirë të vetvetes.
Turpi paraqitet si një ndjenjë e pakëndshme e lakuriqësisë. Kur ndiheni të turpëruar keni perceptimin se jeni zbuluar dhe si pasojë do të dëshironit të bëheni të padukshëm, duke u zhdukur përgjithmonë nga vështrimi i të tjerëve.
Për më tepër, nëse ka një vetëvlerësim të ulët për veten, turpi shkakton një kolaps përfundimtar të personit dhe prandaj bëhet një kërcënim real për identitetin personal.
Çdo individ ka një teori relative të vetes ideale.
Në praktikë ka një opinion lidhur me karakteristikat që duhet të ketë. Intesiteti i ndjeshmërisë së këtij emocioni negativ:Turpit, mund të ketë efekte patologjike në zhvillimin e personalitetit të individit, sidomos në moshën e pubertetit. Adoleshenti mund të zhvillojë një stil të kufizuar marrdhënor nga frika për të mos përvojuar këtë emocion.
Personat vulnerabël ndaj turpit dhe ankthit shoqëror kanë të strukturuar përfaqësimin e një vetveteje të prekshme, të dobët, inferior, të nënshtruar, të pafuqishëm dhe të padëshiruar përballë një tjetri të perceptuar si dominant, armiqësor, i cili mund të dëmtojë, refuzojë ose persekutojë.
Çrregullimet e të ngrënit, e të personalitetit Borderline lidhen ngushtësisht me përvojimin e turpit, si forma patologjike për të eleminuar këtë emocion, patologji që lidhen me paaftësinë e kontrollit të impulsit.
Nga ana tjetër, turpi është një emocion i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit personal, sepse shërben si rregullator i një distancimi të nevojshëm në marrdhëniet që krijojmë.
Pak turp na ndihmon të ruajmë hapsirën tonë private e të mbrojmë imazhin e vetvetes. Por në rastet kur ky emocion bllokon funksionimin tonë të përditshëm, apo gjeneron patologji psikologjike disfunksionale duhet kërkuar ndihma e nevojshme për tejkalimin e problemit.
Dhe ajo që nuk duhet harruar: problemi më i madh nuk është përjetimi i turpit, por të mos paturit fare Turp.
Përgatiti Rudina Koromani

Të fundit

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve...

Stuhia Herminia ‘mbërthen’ Francën/ Përmbytje masive në vend, 3 rajone nën alarmin e kuq

Franca është përfshirë nga stuhia Herminia e cila ka sjellë pasojat e para në territorin francez. Sipas autoriteteve, tre rajone janë ende nën alarmin e...

Shqiptarët, kursimtarë/ BSH: Rreth 81.2 përqind e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë

Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar   “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”,...

Foto e jetës

Nga Namir Lapardhaja E gjithë përpjekja 3-vjeçare e Berishës, është për të mbërritur te kjo foto. Ai në krah të Edi Ramës. Njëri kreu i përjetshëm...

Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

Klubet e mëdha në Europë ndoshta duhet të shqetësohen, pasi një prej sulmuesve më premtues në qarkullim, do i bashkohet se shpejti kampionatit të...

Lajme të tjera

Web TV