Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron iftar: Një dhuratë pa kushte për njerëzimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, me mbështetjen edhe të bashkëshortes së tij Linda Ramës, kanë shtruar një darkë iftari. Pas dy vitesh pandemi, kryeministri Rama tha se është kënaqësi rikthimi në tryezën e iftarit, ndërsa falënderoi edhe gruan e tij Linda Ramën, duke e cilësuar atë si gjysma e tij më e mirë.

Me një fjalim të gjatë para të pranishmëve, kreu i qeverisë u ndal tek vlerat që përcjell feja në shoqëri pavarësisht besimin. ‘Islami është përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin.’- u shpreh Rama, duke shtruar se kjo tryezë nuk është e tepërt për kohën që jetojmë.

‘Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë. I lehtë dhe i pranuar agjërimi për të gjithë besimtarët.’ Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë time. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues.

Islami është përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin. Është gjynah ta refuzosh si besim ndaj vetes rreth asaj që duhet të jesh. Nëse Zoti do të donte, do të na bënte një bashkësi, por na bëri të ndryshëm. Jemi sot në një tryezë të rrethuar nga njerëz me dhunti e bindje të ndryshme. Kjo tryezë nuk është e tepërt, por në vendin e kohën e saj të qytetarisë, në një botë që progresi e teknologjia nuk e kanë bërë të panevojshëm besimin, por kanë bërë të kundërtën”, tha Rama.

Të fundit

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV