Plagosi kunatin me thikë, ngjarja në Durrës pas ndarjes së motrës së autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit. Mesditën e së enjtes një person u plagos me thikë nga kunati i tij.

Ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit, afër depos së ujit, ku autori i dyshuar Festim Hoxha është takuar me kunatin Spiro Toli, pasi ky i kishte kërkuar divorcin motrës së tij dhe e kishte kthyer atë në shtëpinë e prindërve.

Prej disa ditësh mes dy familjeve komunikimi ka qenë i acaruar. Në debat e sipër Hoxha që nuk ka pranuar ndarjen e çiftit ka qëlluar me thikë në drejtim të tij dhe është larguar duke e lënë të plagosur. Një ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi qytetin.

Në një banesë në zonën e plazhit një 20-vjeçar qëlloi me thikë të vëllain 27-vjeçar, pasi nuk duroi zhurmat që ai shkaktoi teksa ishte ngritur herët në mëngjes për syfyr. I plagosuri do të agjëronte Natën e Kadrit.

Ndërkohë të martën një tjetër plagosje ndodhi për shkak të zhurmave në një lagje tjetër të qytetit, kur një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri një punëtor ndërtimi. Ditën e sotme, gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 35-vjeçarit.

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV