Unaza e madhe dhe “5 Maji”, Veliaj: Projektet e Tiranës nuk do të ndalen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është i vendosur në dy planet e mëdha të infrastrukturës siç është Unaza e Madhe dhe “5 Maji”. Ai tha se projektet nuk do të ndalen sa kohë që Rama të jetë në pushtet.

Projekti i Unazës së Madhe do të përfundojë dhe do të sjellë ulje të trafikut dhe lehtësim të qarkullimit në Tiranë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se asnjë projekt në Tiranë nuk do të ndalet. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për realizimin e projekteve madhore për qytetin, ndërsa theksoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur. “Projekti i Unazës kalon nga sheshi “Shqiponja” në drejtim të Lumit të Tiranës, pastaj kalon Lumin në zonën e Laprakës dhe e ndjek përgjatë Paskuqanit, për t’u rikthyer tek zona e “5 Majit”, ku prapë kemi pasur konflikte të polizituara, mandej kalon në Tufinë dhe lidhet me Farkën. Shkoni pyesni sa është rritur vlera e tokës aty ku kalon gjurma e autostradës. S’ka asnjë dyshim që, sa të jetë Edi Rama kryeministër dhe kjo administratë e bashkisë në Tiranë, projektet nuk do të ndalen”, tha Veliaj. Ai u ndal dhe tek protestat e opozitës si dhe tek lagjia “5 Maji” në kryeqytet. “Çfarë do të bëjmë me kohën e humbur? Tre vjet i humbëm te Astiri, kemi një vit që merremi me zonën e “5 majit”. Lagja te “5 maji” do të bëhet dhe kjo nuk diskutohet fare, as nga kërcënimet e çudirat që dëgjojmë sepse nuk ka gjë në botë që e ndal progresin. Në mos ne, do të vijë një gjeneratë tjetër që do thotë: – Tirana do të rritet, kush jeni ju që bllokoni autostradat dhe rrugët? Për të gjitha këto arsye, ftesa për të gjithë qytetarët që preken është: Për sa kohë që marrin kompensimin, për sa kohë që i marrin metrat katrorë një më një, politizimi i këtyre çështjeve me parti që vënë bast ta fitojnë zemrën dhe votat e qytetit duke bllokuar projektet, janë demode. Po të kishte qenë strategji fituese do të kishin fituar ndonjëherë. Ai që urren për arsye politike forcën tonë, banon në një shtëpi që sot vlen më shumë se 7 vite më përpara”, nënvizoi Veliaj.

Bashkia heq sportelet

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative. Nga 60 zyra që funksionojnë aktualisht në shërbim të qytetarëve, Veliaj tha se do të mbyllen 40 të tilla dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm shërbimet utilitare, të cilat s’mund të ofrohen online, si celebrime, betime etj. “Do ta shfrytëzojmë çdo ditë, deri në datën 1 Maj, për të komunikuar këtë platformë të re të mbylljes së sporteleve fizike në Bashkinë e Tiranës, të cilat u marrin kohë njerëzve. Shumë prej shërbimeve që ofrohen në to, do të merren online. Dua që secili prej jush të komunikojë në zonën ku shërben si anëtar i Këshillit Bashkiak, për të gjitha këto shërbime, të cilat mund t’i marrë nga shtëpia vetëm me një ‘click’, pa qenë nevoja të vish në dyert e bashkisë apo Njësisë Administrative”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, është mëkat që qytetarët të harxhojnë kohë në radhë të panevojshme për shërbime që janë zgjidhur nga teknologjia. “Koha është ajo që vlen më shumë për secilin prej nesh, është e vetmja gjë që s’mund ta kthejmë dot mbrapsht. Nëse mbledhim orët e radhëve të pritjes në një vit, mund të jenë mjaftueshëm ditë për të bërë shumë gjëra. Por ne i harxhojmë duke pritur në radhë të panevojshme. Tani shërbimet i merr nga celulari,” deklaroi ai. Veliaj nënvizoi gjithashtu faktin se nuk do të ketë reduktim të numrit të punonjësve në zyrat e shërbimeve, pasi ata tashmë janë trajnuar dhe do të kalojnë për të shërbyer online. “Ka shërbime të cilat nuk i kryejmë dot online, siç janë për shembull celebrimet martesore, ku duhet të jenë prezentë çifti dhe dy dëshmitarët, kurse shkëmbimi i premtimeve duhet të administrohet nga kryetari i Bashkisë ose kryetari i Njësisë Administrative. Po ashtu, edhe betimi i shtetasve të huaj që marrin shtetësinë shqiptare nuk mund të kryhet online sepse personi duhet të betohet fizikisht para kryetarit të Bashkisë për besnikëri ndaj Kushtetutës të Shqipërisë. Por, marrja e një certifikatë lindjeje, një certifikatë martesore, një certifikatë e trungut, vërtetime që janë tashmë pjesë e databazës së e-Albania, mund të merren fare lehtë online,” u shpreh ai.

Të fundit

Lufta në Ukrainë/ Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake

Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare...

Hëna e Re e 29 Janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit

Hëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit! Bricjapi Burime të reja të ardhurash vijnë për bricjapin me Hënën e Re...

Proda paralajmëron rrugorët, drejtori i Policisë: Mjaft me gjobat në masë

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kritikuar punonjësit e rrugores në të gjitha qarqet, teksa është shprehur se siguria në rrugë nuk...

Si u dogj Durrësi në vitet 170/171 pas Krishtit

Çfarë tregojnë dy thesaret e zbuluara në Durrës në vitin 1941 dhe vitin 2010, për shkatërrimin e qyteteve të Ilirisë gjatë shekullit të dytë,...

Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të hetuar për manipulim të tenderëve në hetimin për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV