Universiteti Mesdhtar i Shqipërisë mbledh gjithë aktorët në Konferenca Ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese”

U zhvillua sot, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese” e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të ftuar në këtë konferencë të nivelit të lartë, personalitete të shquara të shkencës, drejtësisë dhe politikës nga Shqipëria e rajoni. Në panelin kryesor morën pjesë : Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë së Shqipërisë, Artur Metani Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Apelimit, Naureda Llagami Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Etilda Gjonaj, ish Ministre e Drejtësisë dhe Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka, Kryetare e Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Profesor Dimitris Christopoulos, Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Panteion në Athinë, Profesoreshë Tiziana Lauretti nga Universiteti i Tuscia-s Itali, Profesor Ksenofon Krisafi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, si dhe Profesor Adrian Civici Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Fjalën e hapjes në këtë konferencë e mbajti Akademik, Prof. Dr Anastas Angjelii cili theksoi se reforma në drejtësi, vlerësohet si një nga reformat më të rëndësishme në interes të zhvillimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, e cila po sjell një impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të vendit tonë. “Nevoja për këtëreformë erdhi para së gjithash për shkak se qytetarët, përgjatë gati dy dekadave e gjysmë tranzicioni, në shumë raste janëpërballur me një sërë shkeljesh dhe padrejtësish gjatë gjykimit tëçështjeve të tyre në hallkat e sistemit gjyqësor”, u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nënvizoi veç të tjerash se sfida e vërtetë e drejtësisë është barazia reale e shtetasve para ligjit. “ Pandëshkueshmëria luftohet atëherë kur askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk është edhe poshtë tij. Për këtë të gjithë duhet të reflektojmë e të zhvillojmë përgjegjësitë që na takojnë”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar Universitetin Mesdhetar për organizimin e kësaj konference. “Tashmë kemi hyrë në 5-vjeçarin e dytë, atë të konsolidimit të sistemit të reformuar të drejtësisë. Në këtë fazë të dytë, prioritet mbi prioritetet mbetet plotësimi i vakancave në organet e sistemit të drejtësisë, të krijuara prej vetingut rigoroz dhe të imtësishëm, duke pasur tani në fokus rekrutimin e magjistratëve të kualifikuar, sipas kritereve të mirëpërcaktuara në Kushtetutë dhe ligj. Kriteret për kualifikimin e aplikantëve janë konceptuar që në fillesat e reformës si të arritshme vetëm nga kandidatë të një profili serioz dhe të denjë për një sistem të riorganizuar të drejtësisë”, u shpreh Ministri.

Lexo edhe :  Takimet e vizave/ Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të bëhet aplikimi

Kjo konferencë e cila zhvillohet në dy ditë, synon të analizojë në thellësi procesin e reformës në drejtësi duke mos e trajtuar atë vetëm si një fenomen juridik por si një produkt i kontekstit social në një periudhë të ridimensionimit tëmarrëdhënieve ndërkombëtare dhe kryesisht të dimensionitekonomik dhe politik të tyre. Qëllimi i saj, është të trajtojë të dy proceset si të ndërlidhura dhe të theksojë rolin që reforma në drejtësi ka në procesin e integrimit të vendit. Konferenca bashkon në një tryezë debati komunitetin akademik dhe kërkuesit e rinj si dhe politikanë të lartë të rajonitdhe kontribues direkt në reformën në drejtësi, për shkëmbimin e ideve dhe divulgimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me tematikën kryesore të konferencës, por edhe të gjitha aspekteve të tjera të fushave ndërdisiplinare si shkencave politike. marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve rajonale, shkencave ekonomike, studimeve historike, studimeve ne fushën e të drejtës ndërkombëtare.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV