Mbledhje te Barcelona, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i bërë publik pak ditë më parë ku thuhej se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka paguar “I3 Ventures” plot 1 milionë euro për të prishur imazhin e lojtarëve të klubit të tij i ka acaruar shumë këta të fundit.

Ylli i Barçës Lionel Messi së bashku me djemtë e tjerë i kanë kërkuar llogari Bartomeut, i cili ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit dhe futbollistët.

Lojtarët thanë se klubi nuk është duke u menaxhuar siç duhet dhe se këto probleme janë duke u reflektuar edhe në fushë. Dje në mbrëmje kreu i katalunasve takoi futbollistët dhe u kërkoi që të jenë të qetë dhe të mos u besojnë lajmeve që u publikuan nga “Cadena Ser”.

Më tej presidenti i Barçës u ka bërë me dije lojtarëve se janë marrë menjëherë masat dhe është ndërprerë marrëdhënia me atë kompani dhe tani do të nisë investigimin për të vërtetuar se klubi nuk ka lidhje me këtë histori.

“Cadena Ser” më tej ka zbuluar prapaskena të tjera që tregojnë se presidenti Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë donin që të ulnin në publik figurën e Lionel Messit dhe Gerard Piques për faktin se ata kishin shumë pushtet dhe i trembeshin faktit që mund të krijonin ndonjë “puç” në të gjitha aspektet.

Lojtarët në fjalë janë nga më të vjetrit në klub dhe shpeshherë kanë dalë kundër drejtuesve me deklaratat e bëra. Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja pse Bartomeu kërkonte që të krijonte publik kundër tyre dhe të nxiste urrejtje duke i sulmuar në rrjetet sociale./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV