Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Procesi i numërimit të votave do të zhvillohet në selinë PD.
Demokratët kanë votuar sot 150 emra nga 420 kandidatë për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Që prej më shumë se 6 orësh 1425 delegatë nga 1800 gjithsej janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:
1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD