2 maj 2011/ Vritet Osama bin Laden, u akuzua për sulmin ndaj kullave binjake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2 maj të vitit 2011, Osama bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda një kompleksi rezidencial privat në qytetin Abotabad të Pakistanit, ku jetonte bashkë me një familje lokale nga Veziristani, gjatë një operacioni të fshehtë me mbështetjen e CIA-s.

“Osama bin Laden, ishte terroristi më i kërkuar në botë. Njësitë speciale amerikane e zbuluan dhe e vranë udhëheqësin e rrjetit terrorist të El Kaidës në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit Islamabad”, njoftoi presidenti amerikan Barack Obama në Uashington. “Drejtësia ka triumfuar”, tha Obama në një fjalim televiziv. Para Shtëpisë së Bardhë në Uashington pas marrjes vesh të lajmit u grumbulluan mijëra njerëz, që brohorisnin.

Bin Laden konsiderohej si përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave në SHBA humbën jetën rreth 3.000 vetë.

Presidenti i SHBA-së Obama tha, se në gusht 2010 janë mësuar të dhënat e para për vendndodhjen e Bin Ladenit. Javët e fundit ai ka patur informacione të mjaftueshme dhe ka vendosur të veprojë, tha Obama. SHBA ka vendosur në gatishmëri përfaqësitë e tyre diplomatike në të gjithë botën. Arsyeja është frika se terroristët mund të kryejnë akte hakmarrjeje.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV