Lufta në Ukrainë/ 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me Macronin sipas Kremlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Macron zhvilluan ditën e sotme një bisedë telefonike që zgjati rreth dy orë, njofton presidenca e Parisit.

Sipas Kremlinit, Putini informoi presidentin francez për të rejat më të fundit në lidhje me “operacionin special rus për të mbrojtur Donbasin”, siç e karakterizon Kremlini pushtimin rus të Ukrainës.

Dy homologët folën gjithashtu për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azvostav në Mariupol.

Sipas medieve ruse thuhet se Putini ka deklaruar se Moksa është gati për dialog me Kievin, pavarësisht “pa përgatitjeve” të nga ana e autoriteteve të Kievit.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur vazhdimisht i hapur për bisedim të drejtpërdrejt me Putinin, shkruan CNN.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Macron ngriti çështjen e sigurimit të sigurisë globale ushqimore. Putin në përgjigje tha se situata është komplikuar nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV