Vuçiç: I frikësohem bisedimeve me Scholzin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “është i trembur” përpara udhëtimit në Berlin, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Duke folur gjatë një vizite në Greqi, Vuçiç tha se “druan” nga bisedimet me Scholzin dhe se nuk pret që ato “të jenë të lehta”.

Scholz ka ftuar Vuçiçin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në bisedime të ndara, më 4 maj.

Atyre do t’iu bashkëngjitet edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Lexo edhe: Takimi me Kurtin në Berlin, Vuçiç: Nuk do të jetë i lehtë

Lajçak pritet të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiçin.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiç që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga Qeveria gjermane kanë thënë së voni se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut.

Dy vendet janë të angazhuara në këtë dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje.

Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Gjatë qëndrimit në Greqi, Vuçiç u pyet edhe për sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, por nuk tha se çfarë qëndrimi do të marrë Serbia për këtë çështje.

Serbia, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Më 21 prill, Vuçiç ka thënë se, pavarësisht presioneve, Serbia nuk do t’i rrezikojë interesat e saj kombëtare, duke sanksionuar Rusinë.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë Serbisë që t’i harmonizojë politikat e saj me bllokun evropian – ku synon të anëtarësohet – dhe ta sanksionojë Rusinë./REL/

Të fundit

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, ja kush e ndjek

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos...

“Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila...

“Dua të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E hodhëm në rezervuar

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i...

Lajme të tjera

Web TV