“Qëlloi 3 herë”, polici vret me plumb pas shpine 12-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-oficer policie në Filadelfia është akuzuar për vrasje pasi qëlloi për vdekje një djalë 12-vjeçar gjatë një ndjekjeje kaotike në fillim të marsit.

Autoritetet thonë se Edsaul Mendoza, 26 vjeç, u angazhua në një ndjekje “taktikisht të pasigurt” të Thomas “TJ” Siderio dhe e qëlloi atë pavarësisht se e dinte se ai ishte i paarmatosur.

Mendoza u arrestua të dielën.

Sipas fakteve të prezantuar nga Prokurori i Qarkut të Filadelfias, Mendoza ishte pjesë e një grupi prej 4 oficerësh me rroba civile që u përballën me Thomas dhe mikun e tij 17-vjeçar të identifikuar në dokumentet e Gjykatës si N.K.

Oficerët besonin se N.K ishte nën hetim për vjedhjen e një arme zjarri.

Kur ata u përpoqën të ndalonin djemtë, “një e shtënë arme” theu xham të pasmë të një makine.

Kur djemtë u përpoqën të iknin, Mendoza e ndoqi Thomasin dhe qëlloi tre herë drejt tij.

Thomas kishte ndaluar së vrapuari kur u qëllua për herë të tretë.

“Kështu, kur Mendoza qëlloi për herë të tretë, e cila ishte dhe goditja fatale, ai e dinte se 12-vjeçari nuk kishte armë dhe nuk kishte aftësi për ta dëmtuar atë”, tha Prokurori i Qarkut të Filadelfias, Larry Krasner.

“Por ai qëlloi me një plumb në shpinë megjithatë, duke e vrarë atë.”

Mendoza u shkarkua nga posti menjëherë pas incidentit dhe komisioneri i policisë tha se politikat e përdorimit të forcës të departamentit ishin shkelur.

Mendoza ndodhet në paraburgim dhe seanca paraprake është caktuar më 16 maj.

Të fundit

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e...

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV