Pse një lord i ngjiti Berishës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Çudia u përhap shpejt: Një lordI anglez, sapo shkeli në Tiranë, i ‘ra gjaku’ me Sali Berishën. E vërteta është se ‘predispozicioni patologjik’, sipas Frojdit, i kishte bashkuar të dy burrat para se të prekeshin.  Lordi James Warton, (Baron Wharton of Yarm), i vetmi perëndimor që shkelte në Kongresin e PD së Berishës, po kryente një mision:

Mbante në fytyrë maskën e Londonit Anglo- Saxon, por në realitet dilte nga muret e Kremlinit ku ushqehej lufta kundër Ukrainës dhe përgatitja për sulmin ndaj Ballkanit dhe mbarë Botës.

Sipas gazetës londineze ‘The Guardian’, Warton i larguar nga politika që në vitin 2017,  tash vonë ka bërë publike se kompania e tij merr pagesa nga kompania Aquind me pronar manjatin e armëve ruse Fedotov. Britania ndodhet nën alarme sigurie prej kësaj kategorie.

Edhe sikur Sali Berisha të mos e kishte kërkuar një ‘lord nga Putin’, vetë Moska do t’ia kishte nisur me postë. Kjo është ‘patologjia’ e përbashkët mes të dyve, para se të prekeshin në sallën e Kuvendit.

Çfarë po ndodh, fshehur nën maska lordësh, delegatësh dhe aktesh ‘sovraniste’, në këtë kohë lufte?

1.

Rusia tani mbështetet në një grup mjetesh diplomatike, ushtarake, inteligjente, ekonomike dhe të botës së krimit, për të formuar qëndrimet popullore në Evropë. Në Tiranë, prej gati një vit, është instaluar hapur një lëvizje politike anti- amerikane e kryesuar nga PD e Berishës. Ditët e fundit, me anë të një peticioni, Berisha bëri thirrje ‘Amerika ik’ nga Tirana. ‘Ikja’ e Amerikës do të thoshte faliment i Shqipërisë dhe i rajonit. Lordi Warton, i financuar nga Kremlini, do të vinte në Kuvendin e PD, edhe sikur këta tanët të mos e kishin thërritur me emër; dikush i këtij lloji ishte caktuar

2.

PD e Berishës nuk është një aspiratë demokratike, por është një mjet. Mjeti përdoret për të trazuar paqen, për të prishur stabilitetin dhe për të goditur sigurinë. Për shtatë muaj, PD ka mbledhur 4 Kongrese; të gjitha për të prodhuar histerinë haluçinatore, sikur këtu mungon liria dhe vota; e, dikush pritet që t’i sjellë. 8 Janari e çoi PD-në në prag të luftës civile. Media dhe imazhi i Berishës sjellin pa pushim modelin e viteve 1997, ’98, 2011…, kohë e luftës së kryer prej tyre. Me rastin e Kongresit lëshuan një mesazh tjetër ‘haluçinant’. Për Rusinë, vetë Ballkani, si edhe PD, është një mjet që përdoret për të larguar vëmendjen nga punët prospere të njerëzimit.

Lexo edhe :  Frika nga gjumi post- elekt

3.

Pse ka mbetur PD e Berishës si një ‘karakoll’ i Moskës në Ballkan?…

Ndoshta pse të tjerët shkuan?. Shkoi Millosheviçi; shkoi Bullatoviçi; shkuan Mlladiq dhe Karaxhiq…

Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Sali Berisha do të mbetej pas tyre, sido që të ishte; kjo ishte destini e caktuar nga Kremlini, ose edhe nga Beogradi- së bashku. Tani Berisha është ‘kapedani’ i vetëm i Ballkanit kundër Perëndimit. Lordi moskovit Warton do të ndodhej në kongresin e PD, edhe sikur mbi Shqipëri të mos fluturonte asnjë avion. Aftësia e Moskës për të përkeqësuar dhe zgjatur paqëndrueshmërinë politike në vende të Ballkanit synon të minojë perspektivat e këtyre vendeve për integrim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO. Nën PD-në e Berishës nuk ka paqe, kjo është e garantuar.

4.

Dhe më në fund, pse ‘predispozicioni patologjik’ i PD-së mbështetet nga Lindja? Në thuajse tre dekada, PD ndërton një ngrehinë të përshtatshme për të lëshuar pëllumba anti- perëndimorë:

Që në fillim u lidhën kapriata metalike mes Berishës dhe Millosheviçit ku ranë viktimë shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët e Srebrenicës; PD është familje; ngrehina e PD u ngrit në formën e piramidës së mafies- ku sundon bosi; gëzon familja, vëzhgojnë leitnantët dhe ruajnë ushtarët. E shikoni sot? Bosi, familja, leitnantët dhe ushtarët që veç votojnë e nuk dinë çfarë bëhet. 30 për qind e PD zgjidhet nga familja e një fshati në veri të vendit; 12 për qind nga familja e Bosit.

Familja biolgjike e Bosit, e shpallur ‘non- grata’ nga Shtetet e Bashkuara nuk e ka gjithë origjinën në fshatin e vet, as në kombin shqiptar. Nga katër anëtarë të familjes Berisha që sanksionohen për korrupsion të madh, tre prej tyre janë me origjinë serbe; madje me lidhje të njohura me Inteligjencien e shtetit fqinj dhe farefis me Moskën.

Atëherë…?, lordi do të ndodhej në Kuvend edhe sikur i paftuar.

 

 

Të fundit

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Lajme të tjera

Web TV