“Ishin kapituj të historisë ekstreme”/ Lorik Cana rrëfen vitet e vështira të emigracionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, për të folur rreth sfidave të emigrimit që ka hasur vite më parë.

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në Lausanne të Zvicrës, ku jetuan për nëntë vite. Sipas tij, në fillim ka qenë një nga periudhat më ekstreme sepse duhet të nisnin gjithçka nga fillimi.

Në atë kohë ai ka qenë 7 vjeç dhe pjesa më e vështirë ka qenë se duhej të linte një pjesë të familjes, shoqërinë e gjithçka për tu larguar për arsye sigurie në një vend ku duhet të ndërtonte gjithçka nga zero.

“Kanë qenë kapituj të historisë ekstreme”, Lorik

“Është një temë që gjatë karrierës dhe duke treguar pak eksperiencën personale e kemi rrëfyer. Ne që vijmë nga Kosova kemi patur emigracionin shpeshherë të detyrueshëm për shkak të gjendjes në të cilën kemi qenë në trojet tona, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoninë e Veriut. E kemi provuar në vitet ’70, ’80 dhe pastaj në momente më të vështira siç ishte fundi i viteve ’90 kur jam larguar unë me familjen time”, tha Loriku në “Wake Up”.

Ish-futbollisti i njohur shtoi se e mban mend shumë mirë dhe sapo kishte mbaruar klasën e parë kur i është dashur të largohet nga Kosova.

“Kanë qenë kapituj të historisë ekstreme”, Lorik

“Asokohe sapo kisha mbaruar klasën e parë dhe kam qenë rreth 7 vjeç. Pastaj ne ishim në një pjesë tjetër të historisë sonë. Kemi patur mundësinë si shumë komunitete të tjera shqiptare që ishin të shpërngulura në Zvicër ku nuk na kanë braktisur dhe gjetëm një mbështetje ku mundëm të rifillonim jetën nga e para. Nuk kishim shumë njohje dhe informacion se çfarë ndodh në Shqipëri dhe pastaj duke mësuar realitetin që ka kaluar Shqipëria, tranzicionin e viteve ’90… Kanë qenë kapituj të historisë që kanë qenë ekstreme, deri tek lufta e Kosovës, apo lufta civile në Shqipëri. Pastaj ti rrëfen historinë tënde dhe sheh si kanë shkuar gjërat pas 20-30 vitesh dhe shumë gjëra kanë shkuar për mirë, të tjera kanë mbetur në vështirësi”, tha Lorik Cana.

Lexo edhe :  Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

“Kanë qenë kapituj të historisë ekstreme”, Lorik

Të fundit

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk,...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Lajme të tjera

Web TV