“Më kërkove punë te AMA. Të kesh turp!”, sherr në studion e emisionit

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Endira Bushati dhe analisti Nebil Çika kanë ngritur tonet mbrëmjen e së martës në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24.

Debati i ashpër u zhvillua pasi sipas Bushatit në kohën kur ajo ishte kryetare e AMA-s Nebil Çika i ka kërkuar punë, gjë që ky i fundit e ka mohuar kategorikisht.

 Pjesë nga debati në studio:

-Akti më i madh që ka bërë kjo zonja këtu është gjoba prej 1 mln eurosh për Shijak TV. Ishte i vetmi televizion militant i  PD.

-Prit se po e kthen personale. E para të kesh turp se ke ardhur në zyrën time më ke kërkuar punë.

-Unë të kam kërkuar punë?

-Nuk është e vërtetë kjo?

-Turp të kesh!

-Ti ke ardhur në zyrën e AMA-s dhe ke kërkuar punë. Se të ka ngelur hatri pse s’të kam gjetur ty punë kjo është tjetër punë.

-Unë nuk kam kërkuar dhe nuk kam bërë asnjëherë punë në shtet.

-Ti nuk ke qenë në zyrën time, ti nuk ke qenë në zyrën time? Qenke i pafytyrë!  Ti ke qenë në zyrën time dhe më ke kërkuar punë!