Sazan Guri zbulon origjinën shqiptare të Jezu Krishtit: Kur e kryqëzuan ishte me plis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, i cili është gjithashtu studiues, ka habitur jo pak me hipotezën e tij të fundit, pasi ka nxjerrë Jezu Krishtin me origjinë nga Shqipëria.

Me një pikturë të postuar në Facebook, Guri pretendon se Krishti para ngjitjes në qiell mbante mbi kokë një plis, që është ekskluzivisht simbol i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Postimi i Gurit:

Krishti me plis, rastesi apo ………?

Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!

Sot, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai e ka mbështetur këtë deklaratë, duke u shprehur se e ka të lexuar në libra. Guri thotë se Krishti ishte me plis dhe me një flamur me dy krena, kur e kryqëzuan.

“Ne i lexojmë nëpër biblioteka, i kemi me fakte. Mbasi i gjejmë, i gjejmë edhe me faqe se ku janë dhënë. Do t’i publikojmë pak nga pak. Unë flas për ato që di. Akili me plis, Odiseja me plis. Fustanellën e mban edhe populli grek, ndërsa plisin e mbajnë vetëm këta të tjerët.

Pra, Krishti është me plis dhe kjo është pikturë. Kur e kryqëzuan Krishtin ishte me plis dhe atje lart një flamur me dy krena. Maria, turqit i thonë Merjen. Judenjtë Mirjam. Ne i themi e mbarë. Pra janë emrat më të përdorur”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Sot provimi i parë i maturës/ Manastirliu: Besoni te vetja, më e mira është para jush

Kujtojmë që në një tjetër postimin të tijin Sazan Guri nxorri me origjinë shqiptare edhe babain e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, Filipin e II.

Të fundit

Zbulohen bomba të LIIB/ Realizohet evakuimi më i madh në Gjermani

Në Këln është bërë evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimit të tre bombave të...

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe...

Shkencëtarët: Teoria rreth fatit të galaktikës sonë mund të jetë e gabuar

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës – e parashikuar të ndodhë përreth 4.5...

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk lidhet me imponimin apo...

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e lidhur me figurën e një...

Lajme të tjera

Web TV