Teoria konspirative merr jetë sërish! Guardiola i përndjekur nga mallkimi në Afrikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City nuk ia arriti që të prekte finalen e Champions League, pavarësisht se ishte shumë afër saj. Dy golat në minutën e fundit nga Rodrigo do të dërgonte ndeshjen në shtesa, ku më pas Benzema vulosi historinë e përballjes. Qytetarët kishin edhe fatin kundër, teksa iu afruan golit në minutat e shtesë që do t’i jepte mundësinë për të arritur te ruleta ruse.

Por çfarë po ndodhë me Guardiolën në Champions League? Manchester City i ka plotësuar çdo dëshirë të mundshme me transferimin e lojtarëve, ndërsa rezultati në fund është zhgënjyes pasi nuk po arrihet në asnjë sezon që të fitohet Champions League.

Nëse kthehemi pak pas në kohë, do të gjejmë edhe një deklaratë të menaxherit të Yaya Toure. Teksa pretenduan një raciz.ëm nga ana e Guardiolës, si arsyeja kryesore se përse lihej mesfushori në fjalë jashtë ekipit, do të vinte edhe deklarata e guximshme e menaxherit të Toure:

“Jam i sigurt që shumë afrikanë me besimin e tyre shaman nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë “Champions League” në të ardhmen. Do të jetë si mallkimi afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

Shamanizmi është një praktikë fetare që besohet në Azi dhe Afrikë, ndërsa deri tani koha po i jep të drejtë menaxherit të Yaya Toure për “bastin” e hedhur me Guardiolën.

Një deklaratë kjo që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale së fundmi, pasi kur nuk ka një shpjegim të saktë për mënyrën sesi dështohet në vite radhazi, teoritë konspirative marrin sërish jetë. Një mallkim afrikan mbi Guardiolën, a mund të jetë kjo arsyeja? /Sport Ekspres

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV