Zbardhet debati brenda mbledhjes, Salianji-Alibeajt: Shoh përpjekje për të ndarë PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka nisur me debate. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të shtyhet mbledhja për një moment kur të jenë edhe mbështetësit e Berishës.

Sipas tij, nuk ka sens që kërkohet autorizim për tu ulur në tryezë me PS për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit kur nuk bëhen bashkë të gjithë demokratët.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens, kërkohet autorizim për tu ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Duhet të shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne”, tha Salianji.

Të fundit

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Lajme të tjera

Web TV