Finalja e Conference League në Tiranë, Rama: Imazhi i Shqipërisë, në një tjetër nivel sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin afrimit të finales së Konference League, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Europe do të zhvillohet në Shqipëri.

Kryeministri ka kujtuar se disa vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte stadium as për të luajtur ndeshjet miqësore, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar, në çdo dimension.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, shkruan Rama.

Roma-Feyenoord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’.

Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV