“Fqinjët nuk i zgjedhim”/ Rama: Serbët do të jenë aty, ky është një moment i rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminisitri i vendit, Edi Rama, ka folur ditën e sotme në konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane.

Në fjalën e tij kryeministri u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.

Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai, duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë, Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.

Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV