Zelensky thirrje kancelarit gjeman të vizitojë Kievin në “Ditën e Fitores” të Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe të vizitojë Kievin të hënën – datën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, sipas skynews.

Presidenti ukrainas dënoi Rusinë, veçanërisht për sulmet në Mariupol, ku sipas autoriteteve ka ende civilë të bllokuar në fabrikë. Por gjithashtu Zelensky ftoi Scholz të vinte në Kiev pasi marrëdhëniet e dy vendeve u tensionuan gjatë muajit të kaluar kur presidenti gjerman u ndalua të vizitonte Kievin.

“Ai është i ftuar, ftesa është e hapur, ka qenë prej disa kohësh”, tha Zelenskyy në një video-telefonatë. “Ai është i ftuar të vijë në Ukrainë, ai mund të bëjë këtë hap shumë të rëndësishëm politik për të ardhur këtu më 9 maj, në Kiev. Nuk po shpjegoj rëndësinë, mendoj se jeni mjaftueshëm i kulturuar për të kuptuar pse,” tha Zelensky.

Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë – një kujtim i sakrificës sovjetike të bërë në mposhtjen e Gjermanisë naziste në atë që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

Të fundit

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro...

Lajme të tjera

Web TV