Varka ishte gjysmë e mbytur, roja bregdetare greke shpëton 106 migrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roja bregdetare e Greqisë tha të dielën, më 8 maj, se ka shpëtuar 106 emigrantë duke përfshirë shumë fëmijë nga një varkë e cila ishte gjysmë e mbytur në detin Egje.

Në një deklaratë të rojës bregdetare greke u tha se emigrantët u gjetën në orët e vona të natës të së shtunës, më 7 maj, pranë ishullit juglindor të Kos, një distancë e shkurtër nga bregu turk.

Grupi i migrantëve ishte i përbërë nga kombësi të ndryshme, të cilat nuk u zbuluan, përfshinte 14 gra dhe 20 fëmijë, raporton REL.

Autoritetet greke thanë se që të gjithë personat që ishin në këtë varkë u shpëtuan duke shtuar se asnjë emigrant tjetër nuk konsiderohet i zhdukur.

Greqia prej vitesh është duke u përballur me një valë migrantësh që përmes ujërave të Turqisë tentojnë te futën në territorin grek.

Të fundit

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Lajme të tjera

Web TV