Koncerti “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, mblidhen 1 milionë euro

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur koncerti humanitar “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Koncerti u mbajt në parkun Olimpik të Tiranës dhe të ardhurat do të shkojnë për rindërtimin e shkollave që u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se nga koncerti janë mbledhur 1 milion euro.