Tmerrohen 122 pasagjerët e avionit që merr flakë në piste gjatë ngritjes (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion me 122 pasagjerë në bord ka shpërthyer dramatikisht në flakë teksa avanconte në pistë drejt ngritjes së dështuar sot në Kinë.

Një total prej 36 pasagjerësh u dërguan në spital me plagë të lehta pas aksidentit të pazakontë në aeroportin e Chongqing.

Incidenti i frikshëm nisi të kuptohej kur avioni tip Airbus A319 doli në anë të majtë të pistës teksa avanconte për t’u ngritur.

Mjeti kaloi më pas përmes dy pistave fqinje duke humbur motorët e tij dhe rrotat e uljes gjate rrugës, para se të ndalonte gradualisht në zvarritje. Një zjarr i madh pasoi në anën e majtë të mjetit, i cili sipas raportimeve nuk mund të riparohej më.

Administrata kineze e aviacionit CAAC tha në një deklaratë: “Sipas dëshmisë së ekuipazhit, avioni pësoi një anomali gjatë ngritjes. Pas daljes nga pista dy motorët e tij u përplasën në tokë dhe u thyen duke marrë flakë”.

Një zëdhënës i aeroportit tha se kanë nisur hetimet mbi shkakun e aksidentit, ndërsa shtonte: “Teksa po hetohen shkaqet e aksidentit operacionet e aeroportit janë kthyer në normalitet”.

Ky është aksidenti i dytë ajror në Kinë për këtë vit, pas atij të 21 marsit kur avioni tip Boeing 737-800 u përplas në malet në jug të Kinës gjatë një fluturimi të brendshëm nga Kunming drejt Guangzhou.

Avioni po fluturonte në rreth 10 000 metra lartësi dhe ishte pranë destinacionit të tij kur nisi të humbasë lartësi dhe u përplas përtokë në një rënie të çuditshme thuajse vertikale, brenda dy minutave.

Asnjë prej 122 pasagjerëve dhe ekuipazhit nuk arriti të mbijetojë në atë rast, ndërsa ekspertë britanikë sugjeronin per Express.co.uk se një ose më shumë pilotë duhet të kishin humbur ndjenjat.

Lexo edhe :  Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV