A ka kafshë që ngordhin nga seksi i tepërt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meshkujt të llojit “antechino”, një marsupial i vogël australian, janë të vetmit gjitarë që riprodhohen vetëm një herë në jetën e tyre.

Meshkujt e rinj jetojnë me nënat e tyre përtej shkëputjes nga gjiri dhe ata largohen nga familja dhe “transformohen”: nivelet e tyre të hormoneve seksuale (gonadotropinat) dhe stresi rriten, sistemi imunitar shembet (duke i ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe parazitëve). Ata bëhen agresivë, ndalojnë së ngrëni, ndërpresin gjumin dhe në fund vdesin. Por në atë periudhë ata kanë vetëm një qëllim: çiftëzimin, që i jep gëzim të çmendur. Madje riprodhohen edhe për 12 orë me po aq femra.

Nëse është e nevojshme, ata luftojnë me meshkuj të tjerë për përparësi në çiftëzimin, pa pushim. Në vjeshtë të gjithë ndërrojnë jetë.

Edhe speciet e tjera kanë këtë sjellje. Kameleoni Labord nga Madagaskari jeton nga nëntori deri në shkurt ose mars: rritet, çiftëzohet, lëshon vezë dhe vdes.

Salmoni migron, duke notuar kundër rrymës për të arritur në destinacionin e tyre. Pasi vendosen vezët, femrat vdesin pothuajse menjëherë, ndërsa meshkujt jetojnë pak më gjatë për t’i mbrojtur ato.

Insektet gjithashtu nuk bëjnë përjashtim, bletët meshkuj ekzistojnë kryesisht për të bërë seks me bletën mbretëreshë. Ata çiftëzohen me radhë, pastaj vdesin ose vriten nga punëtorët.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV