Yuri Kim: Ky vend ka talent! Krimi i organizuar, gjykatat e korruptuara të eliminohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim tha sonte në “Open” se Shqipëria do të jetë një mik dhe partner i mirë për vendin e saj kur korrupsioni, krimi i organizuar dhe gjykatat e korruptuara të eliminohen.

Eni Vasili: Zonja Kim, ju ishit në Uashington javën e kaluar. Mediat njoftuan për një takim me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri, por në fakt unë dua t’ju pyes për agjendën tuaj zyrtare, nëse ka pasur një të tillë gjatë takimit tuaj në Uashington.

Ambasadorja Kim: Siç e dini, kishim këtu Ndihmës Sekretaren e Shtetit Karen Donfried jo shumë kohë më parë dhe unë doja të ndiqja çështjet e atij udhëtimi. Kështu, shkova në Uashington, isha atje për rreth një javë, në takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, Shtëpisë së Bardhë, USAID dhe agjenci të tjera të qeverisë. Dhe ja çfarë gjeta: njerëzit janë vërtet të emocionuar për sa shumë është rritur marrëdhënia SHBA-Shqipëri. Janë të emocionuar për të gjithë përparimin që kemi bërë në demokraci, mbrojtje dhe biznes siç ju thashë. Dhe ajo që vërtetë tërhoqi vëmendjen e tyre ishte, jo thjesht përparimi që është bërë në reformën në drejtësi dhe përparimi i bërë për të siguruar një prani ushtarake amerikane këtu në Shqipëri. Ishin vërtet të emocionuar dhe përqendruar tek pjesa e energjisë. Siç e dini, Presidenti Biden e ka vendosur si prioritet që të injektojë 50 miliardë metra kub gaz në Europë, për t’i ndihmuar të bëhen të pavarur nga gazi rus dhe kur projekti i Vlorës – nëse ecën përpara dhe kur të jetë funksional – do të japë një kontribut domethënës në këto zhvillime. Janë shumë të emocionuar për të gjithë përparimin që kemi bërë së bashku dhe partneritetin që kemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria ka qenë bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet e lidhura me Ukrainën. Është një rol udhëheqës me rëndësi dhe mendoj se Shqipëria e ka habitur botën me sa e efektshme dhe e fortë udhëheqësia e saj ka qenë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që s’ka gjëra ku duhet përparim.

Ka shumë fusha që kanë nevojë për përparim dhe, sigurisht, këtë e shihni në raportet që botojmë nga Departamenti i Shtetit dhe në raporte të tjera ndërkombëtare. Nuk janë të fshehta. Jemi shumë të qartë publikisht dhe privatisht me Qeverinë Shqiptare lidhur me fushat ku duam të mbështesim më shumë përmirësim.

Lexo edhe :  ”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

 

 

Eni Vasili: Cilat janë këto?

Ambasadorja Kim: Për shembull, përpjekja e madhe për vitet e fundit ka qenë reforma në drejtësi. Kjo vazhdon të jetë një fushë që është një fokus parësor për ne si dhe për europianët. Dhe, nuk është thjesht sepse kërkohet për anëtarësimin në BE apo se e duam ne, Shtetet e Bashkuara, për miken dhe partneren tonë Shqipërinë, por sepse është ajo që populli shqiptar, qytetarët e zakonshëm shqiptarë duan më shumë. Mendoj se e shihni po aq sa edhe unë në sondazhe. Sigurisht e dëgjoj kur udhëtoj në vend, kur flas me njerëz të zakonshëm për ato që kanë në mend. Flasin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Flasin për vende pune. Të rinjtë gjithmonë flasin për vende pune, apo jo? Dhe ç’më thonë? Më thonë se kanë gjithë shkollimin, e duan vendin e tyre, duan të qëndrojnë, por nuk mendojnë se kanë një shans të drejtë. Kjo është çështje e korrupsionit. Është një çështje e korrupsionit. Bizneset janë të interesuar për Shqipërinë.

Gjithë kohën ka biznese amerikane që më kontaktojnë tani për shkak se shohin Bechtel dhe Exxon dhe Excelerate. Por çështja është që nuk janë të qartë për rregullat dhe mendoj se kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor që provon se ndjekjet penale dhe gjykimet në gjykata janë të qarta dhe të pastra dhe në përputhje me ligjin, si në pjesën tjetër të Europës dhe në Amerikë, do të vijnë më shumë biznese. Do të ketë më shumë vende pune për shqiptarët dhe amerikanët. Përpos kësaj, kur korrupsioni të eliminohet dhe njerëzit të ndjejnë se e merr një vend pune sepse je i kualifikuar, jo sepse je nipi i këtij apo atij dhe vajza e këtij apo atij, gruaja e këtij apo atij dhe burri i kësaj apo asaj, por e merr bazuar në merita. Ky vend ka kaq shumë talent dhe ne si Shtetet e Bashkuara urojmë që korrupsioni, krimi i organizuar, gjykatat e korruptuara të eliminohen në mënyrë që potenciali, madhështia e popullit shqiptar të çlirohet, në mënyrë që të jeni edhe një mik më i mirë dhe një partner më i mirë për ne.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV