13 maj 1981/ Atentati, 23-vjeçari turk 4 plumba për Gjon Palin II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 13 maj i vitit 1981. E mërkurë. Në sheshin Shën Pjeter në Romë ishin mbledhur më shumë se 20.000 besimtarë. Pak çaste para fillimit të audiencës së tij të përjavshme, Papa Gjon Pali II, qëllohet katër herë në kohën që ishte duke kaluar me një makinë të hapur, përmes sheshit. Plagoset rëndë. Njëri nga plumbat e goditi në bark dhe një tjetër në dorën e majtë. Atentatori ishte 23 vjeçari turk, Mehmet Ali Agça, i cili me një pistoletë tip Browning e kalibrit 9 mm, qëlloi në një distancë prej më pak se gjashtë metrash…

…Papa u dërgua me shpejtësi me ambulancë në Spitalin Gemelli të Romës, ku iu nënshtrua për më shumë se pesë orë një operacioni. Fatmirësisht asnjë organ vital nuk ishte prekur. Pas të shtënave, Papa Gjon Pali II i kërkoi njerëzve që “të luteshin për vëllain tim … të cilin unë e kam falur sinqerisht”. Sulmi u zhvillua në ditën përkujtimore të shfaqjes së parë të Virgjëreshës së Fatimës. Gjon Pali II ia atribuoi mbijetesën e tij ndërhyrjes së Virgjëreshës së Fátimas, dhe ai tha se ky sulm është e përmendur në mesazhin e Fatimes. Gjon Pali II qëndroi tre javë në spital, para se të shërohej plotësisht nga plagët e tij. Pas sulmit, i cili gati i kushtoi jetën e tij dhe i la pasoja, Papa qarkullonte në mesin e turmës me një makinë të blinduar, quajtur “popemobile”.

Motivi
Motivet e Agça për vrasjen e kreut të Kishës Katolike, ishin dhe mbeten ende sot enigmatike. Sipas burimeve, sulmi mund të jetë puna e GRU, shërbimet e inteligjencës së ushtrisë sovietike. Njerëz të tjerë, për shkak të kombësisë së Mehmet Ali Ağca, besojnë se grupet radikale islamike mund të jetë në origjinen e atentatit. Burime të tjera lejne te kuptojne se ky ishte një veprim nga mafia turke ne bashkepunim nga mafia italiane. Së fundi, disa besojnë se Mehmet Ali Agça, vuante nga çrregullime mendore. Në vitet 1970, Agça iu bashkua me një grupimi terrorist të ekstremit të djathtë, i njohur si “Ujqërit Gri”. Grupi ishte përgjegjës për vrasjen e qindra zyrtarëve publikë, drejtuesve të sindikatave, gazetarëve dhe aktivistëve të majtë, si pjesë e misionit të tyre për të pastruar Turqinë nga elementët me ndikim të majtë. Vitet e fundit, është zbuluar se “Ujqërit Gri”, kishin lidhje të ngushta me politikanët e ekstremit të djathtë, zyrtarët e inteligjencës dhe komandantët e policisë. Në shkurtin e vitit 1979, Abdi Ipekçi, redaktor i një gazete liberale, u vra pranë shtëpisë së tij në Stamboll. Mehmet Ali Agça, u arrestua dhe u akuzua për krimin. Ndërsa ishte në pritje të gjykimit, Agça u arratis nga një burg ushtarak në nëntorin e 1979-ës. Në qelinë e tij, ai la një letër që kishte të bënte me udhëtimin e planifikuar të Gjon Palit II në Turqi. Në letër shkruhej se “Imperialistët perëndimorë, që kanë frikë nga uniteti i Turqisë për pushtet politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet islamike vëllazërore, po dërgojnë komandantin e kryqtarëve Gjon Palin, nën maskën e një udhëheqësi fetar. Nëse kjo vizitë e pa menduar dhe e pakuptimtë nuk anulohet, unë me siguri do e vras Papën. Kjo është arsyeja e vetme pse po arratisem nga burgu”.
Për shkak të këtij kërcënimi, u shtua siguria gjatë vizitës së Papës në Turqi, ku nuk pati asnjë përpjekje për vrasje. Një gjykatë turke e dënoi Agça në mungesë për vrasje, ndërsa ai mbeti i lirë. Më 9 maj 1981, Agça udhëtoi me avion nga Majorka e Spanjës në Milano, duke hyrë në Itali me një identitet të rremë. Ai mori një dhomë në një hotel pranë Vatikanit, dhe më 13 maj hyri në Sheshin e Shën Pjetrit dhe e qëlloi Papën. Në një letër me një shënim me dorë, që u gjet në xhepin e tij thuhej se “Unë po vras Papën, në shenjë protestë kundër imperializmit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, dhe kundër gjenocidit që po kryhet në Salvador dhe Afganistan”. U shpall fajtor, duke thënë se veproi vetëm. Në korrikun e po atij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më pas, Agça deklaroi se atentati i tij, ishte pjesë e një komploti që përfshinte shërbimet sekrete bullgare, të cilat dihej se vepronin në emër të KGB-së sovjetike.

Lexo edhe :  Burri blen Ferrarin e ëndrrave pasi kurseu për 10 vjet, i digjet brenda një ore

Takimi
Në vitin 1983, Papa Gjon Pali II dhe Agca u takuan dhe folën privatisht në burgun ku mbahej atentatori. Papa kishte marrë fotografin dhe kameramanët sepse ai dëshironte që imazhi në atë qelizë të shfaqej nëpër botë, të mbushur me urrejtje, armiqësi e fanatizëm. Kur Papa mbërriti në qelinë e tij, Agca, i parruar, ishte veshur me një pulovër blu, në xhinse dhe këpucë blu e të bardha, nga të cilat ishin hequr lidhësit. Agca puthi dorën e Gjon Palit. “A flisni italisht?” – pyeti Papa. Agca pohoi me kokë. Për 21 minuta, të dy burrat u ulën afër, së bashku, në karriget prej plastike të derdhura në një cep të qelisë. Ndërsa Gjon Pali u ngrit për t’u larguar, të dy burrat shtrënguan duart. Papa i dha Agcas një dhuratë të vogël në një kuti të bardhë, një rruzare në argjend dhe margaritar.
Papa Gjon Pali II ishte një antikomunist i zjarrtë, që kishte mbështetur në Poloni organizatën anti-komuniste Solidarnost, ndaj dukej mëse logjike që mund të ishte një objektiv i përshtatshëm për komunistët. Hetimet e mëtejshme mbi Agça, çuan në arrestimin e 3 bullgarëve dhe 3 turqve, të cilët u nxorën në gjyq në vitin 1985. Por gjyqi u minua kur Agça, dëshmitari kryesor i shtetit, e përshkroi veten si Jezu Krishti, dhe parashikoi fundin e afërt të botës. Ai shpjegoi se skenari bullgar u përgatit nga zyrtarët e inteligjencës Perëndimore dhe se Zoti e kishte detyruar të qëllonte Gjon Palin II. Një vit më pas, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Në fund të viteve 1990, Papa Gjon Pali II shprehu dëshirën që qeveria italiane ta falte Agça, diçka që në fakti ndodhi. Agça u fal nga presidenti italian Ciampi më 14 qershor 2000 dhe u ekstradua në Turqi.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Ra nga lartësia duke punuar në ndërtim, 62-vjeçari humb jetën në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa 62-vjeçari punonte...

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Lajme të tjera

Web TV