Deputeti i PS propozon Gramos Ruçin për president të Republikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet emri i parë i propozuar për kandidat për president. Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj bën publik propozimin e tij në zarfin me tre emra. I ftuar në emisonin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, Xhafaj ka tha se ai ka propozuar Gramos Ruçin për president.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramos Ruçi”, tha deputeti Xhafaj.

Më pas Xhafaj dha edhe arsyet e këtij propozimi mes të cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij. I pyetur nëse emri i Gramos Ruçit mund të sillte një reagim të opozitës sipas të cilës Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e fillimit të vitit 1991 dhe më parë sekretar i Parë i Rrethit të Tepelenës, Xhafaj tha se kjo çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument.

Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti, por nuk dihet nëse emri i Gramos Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.

Të fundit

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës/ Osmani: Jemi krenar për ty

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila...

Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Pakistani ka dënuar me burgim 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit Imran Khan, të cilët janë të burgosur, për përfshirjen e tyre në protestat...

1 gusht 1291 – Formimi i Konfederatës Zvicerane

Në fundin e shekullit XIII, territoret alpine që sot përbëjnë Zvicrën ishin pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Këto rajone përfshinin disa kantone të...

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja...

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019,  njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV