Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ka ndërruar jetë ditën e enjte në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Khalifa ishte President i Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, që kur ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014.

Pas vdekjes së tij, vendin si President e ka zënë vëllai i tij, Mohamed bin Zayed, sipas raportimit të BBC-së.

Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë Emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë këtë të premte, dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para.

Të fundit

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”....

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Lajme të tjera

Web TV