Makina inteligjente bën ‘namin’ tek “Rruga e Kombit”/ Çfarë skanoi për 120 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vijon monitorimin e qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore ?, me qëllim evidentimin ? dhe ndëshkimin ? e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë??.
“Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë.
Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës”, apelon policia.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV