“U mbylla në tualet dhe qaja”/ Ronela Hajati rikujton momentet e vështira!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronela Hajati ka treguar sonte në “A live night” fillimet e hershme të karrierës së saj, që atëherë ku u spikat për tu bërë sot një këngëtare e suksesshme.

Pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, Ronela e kujton si një moment kur kishte besim në vetvete se mund të ishte një “superstar”.

Ajo kujtoi se pasi kaloi fazën e parë dhe mori një “po”, nuk doli në 10-shen më të mirë dhe e përjetoi shumë keq duke u mbyllur në tualet dhe duke qarë.

“Mu fut një ide në kokë sikur isha në superstar, që më kërkonte gjithë bota. Më pëlqente si ide të më ftonin, kanë qene “Ethet e së premtes”. Ju luta familjes, kam bërë ndonjë skenë atëherë. U bë një ditë shtesë dhe kam shkuar grup i fundit fare. Kisha ca ngjitur, këndoja me vete që të dëgjonin ata kush isha unë. Dola atje, thash ky është momenti yt. Është shumë e veçantë, shumë mirë thanë ata, ngela unë. Ata thanë po. Më pyetën sa vjeç je, si thoja dot që isha 12. Thanë nuk lejohet, i thash ju më thatë po. Kur nuk u futa në 10 më të mirët, thash jam e vogël. Kur shkova në shtëpi u mbylla në banjë qava me një peshqir se nuk doja ta merrte njeri vesh“, tregoi Ronela në “A live night” në Top Channel.

Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

Lexo edhe :  Një version i ri i TikTok po vjen?

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, Muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, rrëfeu ajo.

Të fundit

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga...

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Lajme të tjera

Web TV