Pas Finlandës edhe Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi mbështetjen e partisë së saj që vendi të aplikojë për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne socialdemokratët konsiderojmë se më e mira për Suedinë dhe sigurinë e popullit suedez është që ne të bashkohemi me NATO-n. Ky është një vendim që ne e kemi marrë pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm,” tha Andersson gjatë një konference për shtyp të dielën.

Andersson vuri në dukje se ky vendim ndryshon qëndrimin që vendi ka mbajtur për 200 vjet.

“Për ne socialdemokratët, politika ushtarake e joaleancës na ka shërbyer mirë. Por analiza jonë tregon se ajo nuk do të na shërbejë aq mirë në të ardhmen,” tha Andersson.

“Ky nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë.”

Kryeministrja tha se vendi duhet të “përshtatet me realitetin” dhe të marrë vendime bazuar në klimën aktuale.

“Është shumë e qartë se ka një “para dhe pas” 24 shkurt 2022. Evropa, Suedia dhe populli suedez po jetojnë në një realitet të ri, të rrezikshëm. Rendi evropian i sigurisë mbi të cilin Suedia ka bazuar politikat e saj për shekuj, tani është nën sulm”, tha Andersson.

Ky njoftim i pritshëm vjen pasi Finlanda njoftoi të dielën vendimin e saj për të aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n. Të dyja vendet janë përmbajtur më parë nga anëtarësimi për arsye historike dhe gjeopolitike.

Më herët të dielën, Partia Social Demokratike e Suedisë në një deklaratë në faqen e saj të internetit tha se vendi kishte vendosur të punonte drejt një aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e quajti atë “një vendim historik” në një postim në Twitter.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV