Inter bën detyrën ndaj Cagliarit, Darmian dhe Lautaro mbajnë gjallë shpresat për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi nuk i ndahet Milanit në garën për titullin kampion në Seria A, pasi zikaltërit kaluan pa probleme Cagliarin, me sfidën që u mbyll me shifrat 3-1 në favor të ekipit të Simone Inzaghit.

Darmian do të zhbllokonte ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Martinez në pjesën e dytë do të dyfishonte për zikaltërit.

Avantazhi i dyfishtë zgjati vetëm 2 minuta pasi për Cagliarin do të shënonte Lykogiannis, që do të rihapte kështu takimin.

Për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje mendoi përsëri Martinez 6 minuta nga fundi, pasi shkundi rrjetën e kundërshtarëve për herë të tretë, teksa shënoi edhe golin e dytë personal.

Me këtë humbje për Cagliarin misioni mbijetesë tashmë vështirësohet, pasi tashmë shpresat janë zvogëluar ndjeshëm. Ata ndodhen 2 pikë më pak se Salernitana e vendit të 17-të, teksa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë, pasi duhet patjetër fitorja ndaj Venezias duke shpresuar tek humbja e Salernitanas ndaj Udineses.

Të fundit

Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

Ekipi i mjekëve në QSUNT ka realizuar një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në...

Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip

Endri Çekiçi, Etrit Berisha, Florian Kamberi, Kastriot Dermaku dhe Sokol Cikalleshi janë pa ekip dhe në kërkim të minutave në fushë. Dritarja dimërore e transferimeve...

Si frika ju çon që të jeni kush nuk jeni

Frika është një emocion mbrojtës, një përgjigje që mendja jonë aktivizon në rast rreziku. Frika se nuk mund të kënaqësh pritjet e vetes ose...

Ukraina pretendon se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra...

Panamaja kundër Trump: Sovraniteti i Kanalit nuk është i negociueshëm

Sovraniteti i Kanalit të Panamasë nuk është i negociueshëm, deklaroi presidenti, José Raul Mulino në përgjigje të kërcënimeve për aneksim nga presidenti i zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV