Dalin pamjet e aksidentit të dibranit në Nju Xhersi, i biri mesazh prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuri Kaloshi po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki në momentin kur është goditur nga një kamion plehrash. Përplasja ka rezultuar fatale për 52-vjeçarin. Në pamje shihet qartë momenti kur kamioni i plehrave është i fiksuar në anë të një semafori.

Aksidenti që ndodhi para dy ditësh ka tronditur gjithë të njohurit e tij dhe familjen, pasi Kaloshi vetëm para pak ditësh kishte përcjellë për në banesën e fundit edhe nënën e tij. Është një mesazh publik i lënë nga i biri i tij në rrjetet sociale që tregon dhe njofton për zinë që ka pllakos në familjen e tij.

I biri i viktimës, bëri një postim prekës për të atin në rrjetin social. “Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shkatërrues me motor rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17.

Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet. Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”!

Mediet amerikane raportojnë se ende nuk është dhënë një vendim nga gjykata në lidhje me aksidentin, pasi vijojnë hetimet për të zbuluar se kush ishte fajtor i përplasjes në një kryqëzim të qytetit.

Të fundit

“Wava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim,...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

Lajme të tjera

Web TV