Durrës/ 31-vjeçari u qëllua me armë në këmbë, policia sekuestron pamjet e kamerave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja për ngjarjen e sotme në Durrës, ku mbeti i plagosur 31-vjeçari Ardit Kërtusha, një emër i njohur në qytetin bregdetar, por edhe për publikun e gjerë për shkak të angazhimit të tij në politik.

Kërtusha ishte duke pirë kafe në një lokal të njohur në zonën e Currilave në Durrës me persona të tjerë kur ka nisur konflikti verbal, shumë i ashpër ndërsa më pas është qëlluar me armë në këmbë. Ai është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kërtusha nuk ka folur ende për policinë në lidhje me autorin e plagosjes. Autori dyshohet se është larguar drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë të disa objekteve përreth zonën së krimit për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.

 

Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me njerëz dhe ka dëshmitarë të shumtë të asaj çfarë ndodhi. Ndërkohë që grupi i xhirimit të News24 është përballur me reagime të ashpra nga punonjësit e tij.

 

Kërtusha ka qenë kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe kandidat për kryetar të PS Durrës, ndërsa më vonë është angazhuar me Partinë Demokratike.

Të fundit

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Lajme të tjera

Web TV