Marrëveshje për 100 laboratorë “Smart” në shkolla, Rama: Ky është vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në event u shpreh se sot fillon një proces rrënjësisht transformues që është pjesë e revolucionit digjital.

Rama: U nxit në mënyrë të posaçme nga nxënësit me të cilët patëm një komunikim intensive lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, laboratorë që figurojnë fizikisht në shkolla, por në të vërtetë kryejnë një pjesë shumë të vogël të misionit të tyre. Janë realisht të dalë kohe në kushtet kur sot fëmijët e vegjël janë shumë më të avancuar. Ne u vumë në lëvizje me shpejtësi dhe gjetëm në këtë rrugë një partner serioz dhe të besueshëm. E fillojmë me 100 laboratorët e para SMART që janë të gjeneratës më të fundit në 100 shkolla të vendit tonë. Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Nesër do të lançojmë një tjetër program, që është programi i kodimit. Ky program do të fillojë me numra jo tërësisht të vegjël, por që ne duam ta kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Këto dy punë shkojnë paralelisht me atë që po bëjmë bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për Piramidën.

Të fundit

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Lajme të tjera

Web TV