Para një jave konfirmoi praninë e Covid-19/ Habit Koreja e Veriut: Shëruam 1 milionë vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një javë më parë njoftoi për herë të parë zyrtarisht praninë e koronavirusit brenda kufijve të saj, dhe tani, Koreja e Veriut habit me pretendimin se ka shëruar mbi 1 milionë vetë nga Covid 19.

Media shtetërore transmetoi pamjet e qindra ushtarëve dhe personelit nga njësia mjekësore e Ushtrisë Popullore Koreane në një miting gjigant në kryeqytetin Penian, si dhe imazhe të mjekëve ushtarakë që vizitonin një farmaci, duke u përpjekur kështu të tregonte gadishmërinë e lartë të vendit ndaj sëmundjes.

Lideri Kim Jong Un angazhoi ushtrinë dhe urdhëroi bllokime mbarëkombëtare në përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e virusit në mesin e pullatës së pavaksinuar, teksa numri i rasteve të raportuara po shkon në 1.5 milion.

Autoritetet ndërkohë njoftuan se mbi 1 milion vetë veçse janë shëruar tashmë, pohim ky që vjen në kohën kur ekspertët botërorë shprehën shqetësim për kërcënimin ndaj shëndetit publik.

Zyrtarët shëndetësore njoftuan një ditë më parë 232 mijë infektime të reja dhe gjashtë vdekje, që e cojnë totalin e jetëve të humbura të raportuara deri më tani në 62. Gati 700 mijë vetë raportohet të jenë ende në karantinë.

Të fundit

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Lajme të tjera

Web TV