Ranishte me tapi në Kune-Vain-Tale, zbulohen 107 rastet e abuzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i KLSH-së/ Depozitohen në Prokurori dosjet e qindra hektarëve pronë publike që u tjetërsua në disa zona bregdetare të Lezhës. Abuzimet dhe shkeljet e njëpasnjëshme  

Nga Nikoleta Kovaçi

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me indicien që Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka bërë për tjetërsimin e pronës publike të llojit “Ranishte”! Në fakt bëhet fjalë për një tjetërsim me raste të pafundme që lidhen me një ndër zonat më të bukura në të gjithë vijën bregdetare Kune-Vain-Tale. KLSH gjatë auditimit që mësohet se ka zgjatur rreth 2.5 vite në ish-ZVRPP, Lezhë, ka buluar edhe një mori rastesh të tjera që lidhen me abuzime të tjera, kryesisht edhe në Mal të Rencit dhe në Malecaj.

Janë plot 107 raste që KLSH ka dërguar në prokurorinë e Lezhës bashkë me rekomandimet përkatëse që lidhen me çdo rast dhe me praktikën që është ndjekur për ta realizuar abuzimin. Janë 8 praktika të sekuestruara nga ana e KLSH me urdhër të vetë kreut të saj që kanë hedhur dritë mbi abuzimin që ka të bëjë me zonën bregdetare dhe me malin e Rencin, qindra hektarë tokë.

Në raportin që KLSH ka vënë në dispozicion të hetimit është përcaktuar edhe zëri kadastral në të cilin është ndërhyrë. Tashmë i takon prokurorisë së Lezhës të hedh dritë mbi skemën se si është arritur ky i rëndë me tjetërsimin e pronës publike në private në zyrat që kishin për detyrë ta mbronin këtë pronë.

Auditimi i KLSH-së!

Ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” e cila është pronë e patjetërsueshme dhe pa parashkrueshme! Ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin për pasuri duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” “Pyll”, “Moçal”, “Truall” në “Tokë bujqësore”; ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie; ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë tokë bujqësore me AMTP të pavlefshme, si dhe ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të “Kune-Vain-Tale”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr.375/1, datë 28.05.2019, ka audituar ish-ZVRPP Lezhë për periudhën 01.01.2017 deri më 31. 05.2019. Nga ky auditim u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.92, datë 30.09.2019 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes, ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë!

Lexo edhe :  Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Rastet

1-Në 43 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

2-Në 25 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie, për sipërfaqen 37872m2 “Kullotë” dhe për sipërfaqen 20029m2 “Pemëtore”.

3-Në 22 raste, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me ligjin ka regjistruar AMTP në zonën bregdetare në Malin e Rencit dhe Tale, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll”, “Moçal”, “Ranishte”, “Truall” në tokë bujqësore për sipërfaqen totale prej 228210m2 (22.8 ha) me qëllim kalimin e saj të paligjshëm nga pronar-shtet në favor të personave privatë.

4-Në 7 raste, në Malecaj, nga verifikimi u konstatua se ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë sipërfaqen e tokës bujqësore prej 132565m2 (13.25ha) me AMTP të pavlefshme.

5-Në 6 raste në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me vendimet e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe vendimet e gjykatave ka regjistruar pasuri në zërin kadastral “Ranishte”me sipërfaqe102770m2, pavarësisht faktit se nuk është pjesë e objektit të padisë.

6-Në 1 rast në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave private pronën publike të llojit “Ranishte” me sipërfaqe 56441m2. Sipas titullit të pronësisë është vendosur të kthehet “Pyll”, ndërkohë që, në fakt, sipas planrilevimit të përgatitur nga topografi i licencuar pasuria është e llojit “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

7-Në 2 raste, ish-ZVRPP Lezhë në Malin e Rencit ka regjistruar në kundërshtim me ligjin pasuri me sipërfaqe 68024m2 duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” në “Pyll” dhe “Kullotë”.

8-Në 1 rast në Malin e Rencit ka regjistruar 19.63 ha tokë më tepër sesa është vendosur nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendim të formës së prerë, duke i ndryshuar zërin kadastral i cili sipas ekspertit të Gjykatës rezulton “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

 

 

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV