“Jam një udhëtar në kohë”/ Ky njeri misterioz thotë se alienët do të zbresin në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale shpesh shërbejnë si metoda ku njerëzit shkëmbejnë mesazhe, informacione, por nuk kanë munguar rastet edhe kur përhapin panik.

Së fundmi, ne rrjetin social TikTok një person që pretendon se është një “udhëtar në kohë” është bërë viral. Personi anonim që pretendon se vjen nga viti 2236 thotë se Evropa do të goditet nga një “shi” meteorësh që do të shkaktojnë viktima.

Ndër të tjera ai pohon gjithashtu se njerëzit do të kenë kontakt me një qenie aliene të quajtur “Azarx”. Kjo qenie do të zbresë në Alaskë në 7 korrik. Përdoruesi pretendon gjithashtu se miliona llogari në mediat sociale do të mbyllen nga hackers që janë kundër këtyre platformave.

“Shumë njerëz ende nuk më besojnë. Unë jam një udhëtar në kohë nga viti 2236 dhe vij në këtë datë dhe orë për t’ju paralajmëruar për ato që do të ndodhin këtë vit”, thotë në video. Megjithatë, duket se “udhëtarët në kohë” janë bërë trend në TikTok.

Vitin e kaluar, një person nga Spanja pretendonte se ndodhet në vitin 2027 dhe se jetonte i vetëm në botë. “Unë quhem Javier dhe jam vetëm në botë,” shkruante ai në profilin e tij. Ai realizon shumë video, por njerëzit janë skeptikë mbi atë që publikon.

@realtiktoktimetraveler Some big events happening in 2022 #time #timetravel #timetraveler #space #ocean #real #blowthisup #fyp #fypシ #future #scary #future #upcoming #soon ♬ Scary – Background Sounds

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV