Aleksia Peleshi flet pas ndarjes nga Romeo Veshaj: Nuk kam qenë kurrë e dashuruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj është komentuar kudo nëpër media. Prej disa kohësh tanimë ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij duke qenë të dy të impenjuar nga ana profesionale duke sjellë projekte të reja.

Para disa kohësh Aleksia foli për herë të parë mbi ndarjen duke u shprehur se është nxituar ta bëjë publike lidhjen, por ajo pohoi se tanimë ndihet e çliruar. Ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, nuk mund të lihej pa përmendur dhe ana e saj sentimentale, duke qenë se rrjeti ka ‘vluar’ me lajme për dyshen.

Pjesë nga intervista:

Të bezdisin lajmet në portale, që je përfolur shumë kohët e fundit?

Aleksia Peleshi: Më bezdis sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi.

Si je tani me punët e zemrës?

Aleksia Peleshi: Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.

Mendon të marrësh pjesë në “Big Brother VIP”?

Aleksia Peleshi: Më ka ngelur pak peng që nuk u futa vjet. Më kanë penguar njerëzit e mi të cilët pyeta. Për vitin tjetër besoj se po. E kam me qejf.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV