“Nuk doja ta vrisja”/ Ushtari rus kërkon falje në ditën e tretë të gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Isha nervoz për çfarë po ndodhte. Nuk doja të vrisja”, u shpreh i penduar ushtari rus Vadim Shishimarin që po hetohet për vrasjen e një civili në fshatin Chupakhivka në verilindje të Ukrainës disa ditë pasi tanket ruse hynë në vend.

21-vjeçari Vadim Shishimarin ka pranuar në gjykatën e Kievit se ka vrarë një 62-vjeçar në nisje të pushtimit rus në Ukrainë që tashmë ka hyrë në muajin e tretë. Vrasja ndodhi në 28 shkurt teksa ne dhe ushtarët e tjerë po tërhiqeshim, por një oficer tjetër më nxiti, tha ai.

“Më vjen keq për atë që kam bërë. Sinqerisht pendohem. Në atë moment… isha shumë nervoz kur ndodhi, kishte përballje. Nuk doja të vrisja viktimën!”

Gjyqi i parë ndaj një ushtari rus që akuzohet për krime lufte në Ukrainë vazhdoi këtë të premte në ditën e tretë, ku avokati Viktor Ovsyannikov kërkoi lirimin e klientit të tij me pretendimin se nuk ka qenë vrasje me paramendim. Duke marrë parasysh provat dhe dëshmitë, Shishimarin nuk është fajtor për krimin për të cilin akuzohet,” tha avokati në gjykatë, ndërkohë që prokurorët kërkuan këtë javë dënim të përjetshëm për rreshterin rus.

Këtë të premte, provat për krimet e kryera në Ukrainë u shtuan kur New York Times publikoi pamje të reja të vrasjeve që dyshohet të jenë kryer në Bucha, aty ku Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar hetimet rreth pretendimeve se janë kryer krime kundër njerëzimit.

Në imazhe duken ushtarët rusë që në 4 mars, pranë Kievit ekzekutojnë tetë robër ukrainas, shkruan Neë York Times.

Institucionet ndërkombëtare po hetojnë njëkohësisht abuzimet që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në Ukrainë, ndërsa nuk ka asnjë reagim nga Moska zyrtare.

Lexo edhe :  Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Rusia vazhdimisht i ka mohuar raportet për masakra ndaj civilëve në Bucha, kur pas tërheqjes së rusëve, në rrugë dhe në varre masive u gjetën trupat e torturuar dhe masakruara të dhjetëra civilëve.

Të fundit

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Lajme të tjera

Web TV